Politike

Prishja e banesave te 5 Maji/ Berisha: Do përmbushim çdo detyrim ligjor ndaj jush

Në një bisedë me qytetarët, Berisha vlerësoi guximin e banorëve që kanë mbrojtur pronën dhe rendin ligjor.

14 Shkurt 2026, 12:47 Nga I.A
Prishja e banesave te 5 Maji/ Berisha: Do përmbushim çdo detyrim
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se çdo detyrim ligjor ndaj banorëve tw 5 Majit do të përmbushet me përparësi absolute. Në një bisedë me qytetarët, Berisha vlerësoi guximin e banorëve që kanë mbrojtur pronën dhe rendin ligjor.

"Njëherë në radhë të parë gjej rastin t’u shpreh nderimin më të madh ju, qytetarëve guximtarë, që me aq vendosmëri, mbrojtët pronën, rendin dhe ligjin dhe u garantoj se çdo detyrim ligjor ndaj jush do të përmbushet me përparësi absolute nga qeveria e PD dhe do ndëshkohen të gjithë ata të cilët kanë shkelmuar ligjet dhe interesat tuaja ligjore. Kjo është përgjigjja ime," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll