Politike

Berisha: Protesta e 10 shkurtit krijoi përshtypje jashtëzakonisht pozitive për shqiptarët në botë 

14 Shkurt 2026, 12:42 Nga I.A
Berisha: Protesta e 10 shkurtit krijoi përshtypje jashtëzakonisht
Sali Berisha

"Mendoj se kjo protestë vërtetë krijoi në kohë reale, një përshtypje jashtëzakonisht pozitive për shqiptarët. Sepse, e nderuar Megi, ndërkohë që vende të tjera dëgjojnë se kryeministri refuzon ti heqë imunitetin zv/kryeministren të akuzuar për vjedhje të miliarda eurove.  Në një kohë kur vendet partnere dëgjojnë zyrtarët e këtyre vendeve dhe popujt dëgjojnë se Gjykata Kushtetuese e zvarrit atë muaj e muaj dhe përpjekjet e kryeministrit për ta shndërruar atë në një strehë hajdutësh. Në një kohë kur refuzon t’i heqë në parlament imunitetin, ne faktikisht ne ngjasojmë, jo Afrikë më, por ngjasojmë me një shtet që nuk ekziston kund sot në asnjë vend. 

Ne dalim më të përçudnuarit. Kështu që ngritja si vigan e qytetarëve shqiptarë çon mesazhin më të mirë, më të shkëlqyer. Ju e patë, Edi Rama nuk shkoi dot në Mynih. Edi Rama u thirr me urgjencë në Bruksel. Imagjinoni ju nëse ne nuk do të ndiheshim, do të kishin të drejtë të mendonin se këta shqiptarët të gjithë janë njëlloj. Por ja që, nuk jemi njëlloj. Janë një grup hajdutësh, kriminelësh, për të cilët nuk ekziston ligji dhe Kushtetuta. Të cilët duan të mbrojnë me çdo kusht, plaçkën e tyre të vjedhur. Kurse janë të tjerë që duan të zbatohet ligji, Kushtetuta, të ndëshkohen ata që kanë shkelur ligjin, që kanë vjedhur, dhe kjo do të ndodhë," tha Berisha./Dosja.al

Sondazh

Poll