Politike

Dhuna në protestë, Meta: Ruani qetësinë, evitoni konfrontimet

16 Mars 2019, 13:01 Nga DOSJA
Dhuna në protestë, Meta: Ruani qetësinë, evitoni

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e opozitës, e cila ka kaluar në dhunë. Në një deklaratë drejtuar mediave Meta shkruan se protesta duhet të vijojë e qetë.

“Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën. Ai bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve”, thuhet në mesazhin e presidentit Ilir Meta.

Opozita për më shumë se 4 orë po vijon protestën përpapra Kryeministrisë dhe Kuvendit, ku ka pasur dhe përplasje mes policisë dhe protestuesëve.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në Kuvend, dhe kanë çarë kordonin e Policisë, por si kundër përgjigje kanë marrë gazin lotsjellës. Më tej protestuesit kanë qëlluar me gurë, dhe kanë mbetur tre efektivë të plagusr dhe dy qytetarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhune ne proteste ilir meta perlpasje protestues polici protesta e opozites 16 mars 2019 dhune ne proteste ilir meta perlpasje protestues polici protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll