Politike

Protesta / Ambasada e Britanisë: Protestoni në mënyrë paqësore, dhuna minon demokracinë

16 Mars 2019, 13:15 Nga DOSJA
Protesta / Ambasada e Britanisë: Protestoni në mënyrë

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, ka reaguar për protestën e opozitës duke kërkuar nga qytetarët që të tregohen të përmbajtur.

Në një reagim në Twitter Norman shkruan se të gjithë kanë të drejtë për të protestuar, por askush nuk duhet të përdorë dhunë.

Today is an opportunity to exercise your right to protest. However this right should be exercised in a peaceful manner; violence undermines democracy.
We call on all to show restraint, to respect democratic institutions and the principle of #peacefulprotest

— Duncan Norman (@DNormanFCO) March 16, 2019

“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes”, është ky reagimi i ambasadorit britanik.

Opozita për më shumë se 4 orë po vijon protestën përpapra Kryeministrisë dhe Kuvendit, ku ka pasur dhe përplasje mes policisë dhe protestuesëve.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në Kuvend, dhe kanë çarë kordonin e Policisë, por si kundër përgjigje kanë marrë gazin lotsjellës. Më tej protestuesit kanë qëlluar me gurë, dhe kanë mbetur tre efektivë të plagusr dhe dy qytetarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadori i britanise dhuna ne proteste duncan norman protesta e opozites protesta e opozites 16 mars 2019 ambasadori i britanise dhuna ne proteste duncan norman protesta e opozites protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll