Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Jan Prengës, Festim Bexhdili bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Më herët, Gjykata e Lartë kishte prishur një vendim të Apelit të Posaçëm dhe e kishte kthyer çështjen për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese.

12 Shkurt 2026, 16:28 Nga E. D

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Jan

TIRANË- Festim Bexhdili ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit të datës 25 korrik 2025, e cila e dënoi me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Më herët, Gjykata e Lartë kishte prishur një vendim të Apelit të Posaçëm dhe e kishte kthyer çështjen për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese. Sipas shortit elektronik të hedhur në shkallën e tretë të gjyqësorit, relator i çështjes është caktuar gjyqtari Ilir Panda, i cili pritet të përcaktojë datën e shqyrtimit të rekursit.

Bexhdili është shpallur fajtor për veprat penale: “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal; si dhe për veprat “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Si ndodhi ngjarja?

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i tij. Sipas Policisë autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg./Dosja.al

festim bexhdili

Sondazh

Poll