Politike

Krahasoi Vuçiçin me ministrin e Propagandës së Hitlerit, Serbia notë proteste Shqipërisë për deklaratën e Cakajt

18 Shkurt 2020, 15:53 Nga DOSJA
Krahasoi Vuçiçin me ministrin e Propagandës së Hitlerit,

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka reaguar ndaj deklaratave të disa kohëve më parë të bëra nga ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj për Masakrën e Reçakut. Në një deklaratë Cakaj krahasonte Presidentitn Aleksandër Vuçiç me Paul Joseph Goebbels, i cili drejtonte Ministrinë e Propagandës dhe që ishte një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Adolf Hitlerit.

Siç shkruhet ne notën e protestës, Serbia konsideron se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e raporteve Beograd-Tiranë, ndërkohë presin nga Republika e Shqipërisë që të distancohen nga deklarimet e Cakajt.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin. Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”, shkruhet në letrën e ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Por çfarë ka thënë Cakaj?

Në dhjetor në 20 vjetorin e Masakrës, Cakaj shkuajti në mediat sociale se reagimi i Vuçiç ishte i gabuar dhe tha se është njësoj si Goebbels. “Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviqit tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializmit të krimeve të luftës. Skandaloze!”, shkruante Cakaj.

Çfarë është masakra e Reçakut?

20 vjet më parë, mëngjesin e 15 janarit, forcat serbe të sigurimit vranë 45 civilë shqiptarë në Reçak në Komunën e Shtimes, masakër e cila tronditi botën dhe bëri kthesë në diplomacinë ndërkombëtare. Kjo ngjarje e cila bëri që bota të kthejë sytë nga Kosova, i parapriu edhe fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe. I pari  që  i dha zë kësaj ngjarje për gjenocidin që po kryhej në Kosovë, ishte  ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ku edhe e  pati cilësuar këtë masakër si “krim kundër njerëzimit”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vucic gent cakaj masakra e recakut serbia note proteste shqiperise aleksander vucic gent cakaj masakra e recakut serbia note proteste shqiperise

Sondazh

Poll