Politike

“A mund të shpërndajë Meta parlamentin?”/ Flet Manja: Do ishte atentati më i rëndë që mund t’i bëhet Kushtetutës

18 Shkurt 2020, 11:19 Nga DOSJA
“A mund të shpërndajë Meta parlamentin?”/ Flet Manja:

Korçë- Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve nga Korça, teksa u pyet nëse Ilir Meta mund ta shpërndajë parlamentin, tha se kjo është absurde dhe ta mendosh dhe se do ishte një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

“Presidenti është në një procedurë shkarkimi në Kuvendin e Shqipërisë, është brenda afateve që ka përcaktuar kuvendi. Lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, edhe në këtë rast kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet parlamenti, është diçka absurde ta mendosh. Besoj do të ishte shkelja më e rëndë, atentati më i rëndë që mund t’i bëhet Kushtetutës së vendit.”, u shpreh ai.

Ndërsa lidhur me paralajmërimin e Metës se nuk do t’i dekretojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se Presidenti me një deklaratë të tillë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët, duke iu referuar konferencës së donatorëve. Ai theksoi se nëse Presidenti ia kthen sërish Kuvendit, kuvendi do e rrëzojë dekretin.

” Në fakt unë jam njohur dje me deklaratën e presidentit të Republikës dhe më erdhi keq që presidenti zgjodhi të bëjë një deklaratë të tillë në një ditë shumë të rëndësishme për shqiptarët. Dje ishte konferenca e donatorëve ku Shqipëria mori mbështetjen e miqve dhe partnerëve lidhur me fatkeqësinë natyrore të datës 26 nëntor dhe nuk më erdhi mirë që presidenti me një deklaratë të tillë në Tiranë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe unë gjej rastin të falënderoj donatorët dhe kryeministrin.”, u shpreh ai.

Mesditën e sotme, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka deklaruar se Parlamentin do e shpërndajë populli dhe Presidenti do zbatojë vetëm vullnetin e tij. Ai ka theksuar se  në vjimin do të ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ulsi manja ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2020, 10:49

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha. Takimi është bërë publik nga zëdhënësi i Presidentit dhe...