Politike

Paralajmërohet shpërndarja e Parlamentit? Zëdhënësi i Presidentit: Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të

18 Shkurt 2020, 11:22 Nga DOSJA
Paralajmërohet shpërndarja e Parlamentit? Zëdhënësi i

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje zërat për shpërndarjen e Parlamentit. Në një reagim në Facebook, Blushi shkruan se Parlamentin do e shpërndajë populli dhe Presidenti do zbatojë vetëm vullnetin e tij.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT. BËNI DURIM! DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR! ??”, shkruan Blushi.

Debati për shpërndarjen e Parlamentit ka nisur që pas djegies së mandateve nga opozita dhe mos plotësimin e numrit të deputetëve nga listat vijuese. Kuvendi sot numëron 122 deputetë  nga 140 që caktohet në bazë të Kushtetuutës. Për këtë gjë Meta është pyetur shumë herë, por ka deklaruar se ai do veprojë në kohën e duhur dhe do respektojë Kushtetutën, duke mos dhënë një përgjigje të prerë. Nga ana tjetër përplasjet mes Presidencës dhe maxhorancës janë përshkallëzuar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta dje ka paralajmëruar se është i përgatitur për çdo skenar dhe do mbrojë Kushtetutën. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shpërndarja e parlamentit tedi blushi ilir meta shpërndarja e parlamentit tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2020, 10:49

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha. Takimi është bërë publik nga zëdhënësi i Presidentit dhe...