Politike

“Pa punë ëëë… ça do ti doganier”, Rama përplaset me të rinjtë në Durrës, i gjen në kafe dhe i quan të papunë:

18 Shkurt 2020, 12:25 Nga DOSJA
“Pa punë ëëë… ça do ti doganier”,

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot zonën e plazhit në Durrës, e cila ndodhet në fazën e parë të rindërtimit të godinave që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit, kryeministri Rama ka zhvilluar edhe një bisedë shkurt me disa të rinjë, të cilët ishin duke pirë kafe. Kryeministri i ka quajtur ata të papunë dhe i ka ftuar që të fillojnë punë në ndërtim, por një i ri tha se është me shkollë të lartë. Rama e ironizoi duke i quajtur se kishin mbaruar juridikun.

BISEDA ME TË RIUN

Rama: Si jeni, hë mo çuna mirë.

Të rinjtë: Mirë.

Rama: Si jeni pa punë, hajd punoni këtu pra.

I riu: Ku në ndërtim?

Rama: Pse, çfarë do ti doganier?

I riu: Kam mbaruar shkollë unë, s’jam pa shkollë.

Rama: Aaa ke mbaruar shkollën,  jurist.

Më tej nurmi një i qeverisë ka thënë se nuk do presin për të rinjtë shqiptarë që nuk duan punë, por do marrin forcë punëtore nga jashtë për fazën e rindërtimit të vendit pas tërmetit. 

(J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama në durrës rama përplaset me të rinjtë edi rama rama në durrës rama përplaset me të rinjtë

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2020, 10:49

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha. Takimi është bërë publik nga zëdhënësi i Presidentit dhe...