Politike

Rama nga Durrësi: Do ta kthejmë rindërtimin në bazën e një zhvillimi të ri ekonomik, punuam 2 muaj për të mbledhur fond

18 Shkurt 2020, 12:50 Nga DOSJA
Rama nga Durrësi: Do ta kthejmë rindërtimin në bazën e

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës, që kanë nisur dhe rregullimin e dëmeve. Rama ka thënë se zona e rindërtimit do të planifikohet në bazën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social.

Po ashtu Rama se fondet e mbledhura dje janë një kurorëzim me një sukses dhe fantastik i fushatës dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin.

NE DO TA KTHEJMË RINDËRTIMIN NË BAZËN E NJË ZHVILLIMI TË RI EKONOMIK DHE SOCIAL PËR SHQIPËRINË QË DUAM??️? Fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me një sukses fantastik fushatën dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e PLANIT EKONOMIK 2020? – me vizion, strategji, punë e durim ne do të arrimë në majën e synuar për Shqipërinë, kur nisëm 2347 ditë më parë, të përpjetën cfilitëse të qeverisjes nga rrënojat e vitit 2013”, shkruan Rama.

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama në durrës rindertimi i durresit edi rama rama në durrës rindertimi i durresit

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2020, 10:49

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha. Takimi është bërë publik nga zëdhënësi i Presidentit dhe...