Politike

“Mirë dynjaja, po ju më njihni”/ Rama SMS socialistëve, s’e ndal hovin pas Konferencës së Donatorëve dhe shfaqet kre

18 Shkurt 2020, 10:50 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shfaqur krenarinë e tij përpara socialistëve në grupin ku komunikojnë të gjithë në “Whatsapp”, për paratë që u mblodhën në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Sipas një mesazhi të publikuar nga Lapsi.al, Rama u ka shkruar socialistëve teksa u thotë se nuk është më i miri, por që më të mirë se ai nuk do të gjejnë. “Mirë dynjaja po ju pse habiteni apo nuk më njihni? Shumë faleminderit dhe mos e harroni më i miri nuk jam, por më të mirë nuk keni ku gjeni,”– shkruhet në mesazhin e publikuar nga media në fjalë.

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca e donatorëve të europës rama mesazh socialisteve edi rama konferenca e donatorëve të europës rama mesazh socialisteve

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2020, 10:49

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha. Takimi është bërë publik nga zëdhënësi i Presidentit dhe...