Politike

Meta dorëzon në SPAK kallëzim të ri për Dvoranin: Fakte të reja do dalin në dritë, ka marrë pjesë në grushtin e shtet

18 Shkurt 2020, 13:21 Nga DOSJA
Meta dorëzon në SPAK kallëzim të ri për Dvoranin: Fakte

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka depozituar sot një padi shtesë për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një reagim në Facebook, teksa ka publikuar dhe kallëzimin shtesë që e ka dorëzuar në SPAK, Meta shkruan se prova të reja do dalin në dritë shumë shpejt.

Po ashtu ai akzuon Ardian Dvoranin si pjesëmarrës në atë që e quan grushtin e shtetit dhe nuk mund t’i shmanget dot përgjegjësisë penale. “Të dashur qytetarë, Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani. Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale. Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!”, shkruan Meta.

Ndërkohë në kallëzimin e bërë në SPAK, Meta shkruan se Dvorani në mënyrë manipulative, ka përdorur shkresën e Presidentit për të keqinformuar Kuvendin. Një akuzë tjetër është që Ardian Dvorani me dashje direkte ka shkelur çdo parashikim ligjor dhe ka thyer këtë rregull të Këshillit, për t`iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit.

PJESË NGA KALLËZIMI

Sa më sipër, i kallëzuari Ardian Dvorani, në mënyrë manipulative, referon shkresën e Presidentit të Republikës, vetëm për të keqorientuar Kuvendin në përllogaritjen e një afati 30 ditor brenda të cilit duhet të shprehej sipas tij Presidenti i Republikës (afat ky ligjor dhe jo kushtetues), dhe për të kryer konstatimin se ky afat kishte kaluar, ndërkohë që një konstatim i tillë nuk është tagër as i vetë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, jo më i Kryetarit të këtij Këshilli. Ky veprim është kryer me qëllimin e pastër të rrëmbimit të funksioneve të Presidentit të Republikës në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe kurrsesi nuk mund të justifikohet me mungesën e tij të njohurive apo faktin se “kështu e kuptoj unë Kushtetutën”.

Kjo për shkak se, kjo shkresë e Ardian Dvoranit ka dalë vetëm një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, mbledhje kjo e realizuar në datën 7 nëntor 2019. Pra Këshilli, vetëm 1 ditë më parë, në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019, vërtetuar dhe nga procesverbali i kësaj mbledhje, dakordësoi se nuk mund të komentonte qëndrimin e Presidentit të Republikës, pasi do të përbënte tejkalim kompetencash. Ndërkohë që i kallëzuari Ardian Dvorani me dashje direkte, ka shkelur çdo parashikim ligjore dhe ka thyer këtë rregull të Këshillit, për t`iu përgjigjur kërkesës së Kuvendit, si më poshtë sqarohet.

KALLLËZIMIN E PLOTË MUND TA LËXONI KËTU

PROVËN E PARË E GJENI KËTU

PROVËN E DYTË E GJENI KËTU

Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranit erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkoi nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve të KED, për të parë procedurën e ndjekur me dërgimin e listave të kandidatëve për GJK në Kuvend dhe presidencë. Nga ana tjetër, kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Meta kallëzoi në Prokurori Drovanin dhe publiko idisa video kundër tij, ku shpjegonte atë që ai e quan grushin e shtetit. Nga ana tjetër Dvorani ka ndenjur në hije dhe deklaratat e tij kanë qenë të pakta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta meta con ne spak dvoranin padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta meta con ne spak dvoranin padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll

Politike 18 Shkurt 2020, 10:49

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha. Takimi është bërë publik nga zëdhënësi i Presidentit dhe...