Politike

U shtrua pas problemeve me zemrën, ish-presidenti Alfred Moisiu del nga spitali! Reagon QSUT

Moisiu vuante nga rrahjet e ngadalta, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën.

9 Shkurt 2026, 16:52 Nga E.d
U shtrua pas problemeve me zemrën, ish-presidenti Alfred Moisiu del nga
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ka dalë ditën e sotme nga spitali Nënë Tereza, nga ku ishte shtruar disa ditë më parë. Lajmi është bërë me dija nga QSUT. Përmes një postimi në rrjetet sociale, QSUT shkruan “Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by QSUT (@qsut_nene_tereza)

Moisiu vuante nga rrahjet e ngadalta, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme dhe në përmirësim./Dosja.al

alfred moisiu qsut spital

Sondazh

Poll