Politike

Diplomatët në testim për aftësitë/ Spiropali: Qëllimi nuk është që ata të dalin jashtë sistemit, po t'u jepet një mundësi! Bylykbashi: Testimi mund t'ua vërë në pikëpyetje karrierën

Në lidhje me këtë, deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi tha se të gjithë diplomatët sot kanë marrë mesazhin e pasigurisë për vendin e tyre pavarësisht viteve që kanë. 

9 Shkurt 2026, 16:21 Nga E.d
Diplomatët në testim për aftësitë/ Spiropali:
Foto ilustruse

TIRANË- Një ligj tërësisht i ri për shërbimin diplomatik shqiptar po diskutohet në Komisionet parlamentare. Ky ligj pritet të prekë punën e trupës sonë të shërbimit të jashtëm. Ky proces duhet të përfundojë brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. 

Në lidhje me këtë, deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi tha se të gjithë diplomatët sot kanë marrë mesazhin e pasigurisë për vendin e tyre pavarësisht viteve që kanë. 

“Të gjithë diplomatët sot kanë marrë mesazhin e pasigurisë për vendin e tyre pavarësisht viteve që kanë. Testimi mund t'ua vërë në pikëpyetje karrierën në atë moment. Vetting për të tërë”, tha Oerd Bylykbashi, Deputet i PD.

Dialogu 

Elisa Spiropali: Duhet t'i nënshtrohen një procedure transparente konkurruse dhe objektive rivlerësimi profesional. Jo vetëm duhet, po është një domosdoshmëri.

Oerd Bylykbashi: Boshllëku që do të krijojë në shërbimin diplomatik, në shërbimin e jashtëm... me çfarë do t'i mbushni?

Elisa Spiropali: Të jeni të sigurt qëllimi nuk është që diplomatët tanë të dalin jashtë sistemit, po t'u jepet një mundësi. 

Oerd Bylykbashi: Sa hap kjo rrugën të atyre të cilët nuk janë nga shërbimi i karrierës, të fusim në një kontroll edhe më politik të vetmin ishull që po reziston më vështirësi nga ndikimi politik?

Elisa Spiropali: Sot ka individë me 15 vite punë në organizata ndërkombëtare e nuk hyn dot në shërbimin diplomatik shqiptar, sepse është nipi i këtij apo është kunata e atij. Mund të jenë edhe familjarë, kalojnë testimin, janë të kualifikuar, s'kanë asnjë lidhje me nepotizmin apo arsye të tjera politike. 

Testimi i aftësive të diplomatëve aktualë dhe trajnimi i të rinjve do të bëhet nga Akademia Diplomatike. Me ligjin e ri akademia pritet të shndërrohet në një qendër të zhvillimit të karrierës. Në kuadër të kësaj ajo merr kompetenca për organizimin e programeve të kualifikimit dhe testimeve të detyrueshme periodike për të gjithë diplomatët, trajnimin e dedikuar të krerëve të misioneve përpara marrjes së mandatit dhe ofrimin e kurseve me pagesë për palët e treta./Dosja.al

oerd bylykbashi elisa spiropali ligji

Sondazh

Poll