Politike

Berisha: Edi Rama nuk del më nga rrethi i kuq. Revoltë deri në rrëzimin e tij 

Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se, se partnerët ndërkombëtarë i kanë komunikuar verdiktin e fundit kreut të qeverisë pas fshehjes së raporteve të DASH.

9 Shkurt 2026, 13:40 Nga D.S
Berisha: Edi Rama nuk del më nga rrethi i kuq. Revoltë deri në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rruga që opozita ka vendosur të zgjedhë është ajo e kryengritjes paqësore që tund themelet e regjimit.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se, se partnerët ndërkombëtarë i kanë komunikuar verdiktin e fundit kreut të qeverisë pas fshehjes së raporteve të DASH. Ndër të tjera, Berisha paralajmëroi fundin politik të mazhorancës dhe fton shqiptarët në revoltë deri në përmbysjen e regjimit.

"Kryengritja paqësore që tund themelet e narkoparlamentit, narkoqeverisë dhe regjimit. Kjo është rruga. A e kupton. Ai dje u betua para shqiptarëve se, të harrojë Europa se do të lëshoj unë Belindën, veten e tij. Çfarë e ka parlamentin. E dëgjuat se çfarë tha apo jo, kryeministri dhe kryetari i mazhorancës parlamentare, është edhe pse është fake mazhorancë. Kështu që tani çdo shqiptar e ka të qartë, ka vetëm një rrugë; revoltë, revoltë deri në rrëzimin e tij.

Por ama gjithçka po zhvillohet në favor të shqiptarëve. Është thirrur sot për ti komunikuar nga autoriteti më i lartë i Europës, verdiktin. Kjo është një ndihmë e jashtëzakonshme për qytetarët shqiptarë, është një apel, është një kushtrim. Ishte Peleshi në Departamentin e Shtetit, e kishte heqë frazën e karteleve të drogës. E patë ju. U detyrova të lexoj në faqen e DASH, ajo ishte në mes. Në mes. Nuk del më nga rrethi i kuq ky. Ky është një kufomë politike, çfarëdo që të bëjë nuk do të shpëtojë dot," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta 10 shkurt

Sondazh

Poll