Politike

Pritet arrestimi i Edison Memollës/ Rrogozhina mbetet pa kryebashkiak, qyteti shkon në zgjedhje të parakohshme

SPAK pritet të bëjë urdhër ekzekutimin, për ta vënë në pranga kryebashkiakun socialist.

9 Shkurt 2026, 14:11 Nga E.d
Pritet arrestimi i Edison Memollës/ Rrogozhina mbetet pa kryebashkiak,
Foto ilustruse

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është dënuar me  1 vit burg nga Apeli i GJKKO, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në lidhje me këtë, Memolla nuk do të ushtrojë funksione publike për 5 vite. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

SPAK pritet të bëjë urdhër ekzekutimin, për ta vënë në pranga kryebashkiakun socialist. Në kuadër të kësaj, Bashkia e Rrogozhinës do të mbetet pa kryetar bashkie. Kjo do të sjellë zgjedhje të parakohshme, për qytetin. 

Hetimet ndaj Edison Memollës nisën pasi në media u publikua një audio përgjim. Në këtë audio dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar tek një punonjës i OSHEE. Ai i kërkonte punonjësit të OSHEE,  të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenti debitor. Bashkë me Memollën, të akuzuar janë edhe Ndriçim Tafgjata, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku./Dosja.al

edison memolla spak 1 vit burg

Sondazh

Poll