Politike

"Përkushtimi im do të jetë maksimal"/ Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Me kryeministrin kemi qenë përballë njëri-tjetrit, por s’jemi parë si armiq

Ai mbajti fjalën e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke e cilësuar këtë moment si të veçantë dhe një sfidë personale e profesionale.

9 Shkurt 2026, 16:34 Nga E. D
"Përkushtimi im do të jetë maksimal"/ Dashnor Sula
Dashnor Sula

TIRANË- Dashnor Sula, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm pasi u emërua në këtë post, duke pasuar Shkëlqim Hajdarin. Ai mbajti fjalën e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke e cilësuar këtë moment si të veçantë dhe një sfidë personale e profesionale.

Sula falënderoi gjithashtu stafin për pjesëmarrjen dhe theksoi se i konsideron të gjithë kolegë, pa dallime pozicionesh apo funksionesh. Ai theksoi se do të jetë i angazhuar 24 orë në ditë për çdo problem apo informacion që lidhet me detyrën.

“Përkushtimi do jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit deri te ora që mbyllet dhe unë ju garantoj se do jem 24 orë për cdo problem që do ketë dikush për të informuar apo për të dhëna që duhet kontakt. Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin.

Gjej rastin në këtë moment sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë. Për mua kjo detyrë nuk është privilegj, por një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Është një sfidë dhe një ‘dorashkë e hedhur’ për të përmbushur këtë mision”, deklaroi ai./Dosja.al

dashnor sula

Sondazh

Poll