Politike

Ndërhyrja e Ramës në legjislacion, Berisha: Shkelje flagrante, përbën grusht shteti

Sipas tij, kreu i qeverisë hapte çështje penale për një çështje të parashkruar dhe këto i konvenonin për mandatin e tij.

9 Shkurt 2026, 13:35 Nga D.S
Ndërhyrja e Ramës në legjislacion, Berisha: Shkelje
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës Sali Berisha tha se, ndërhyrja e Ramës në legjislacion përbën grusht shteti.

Sipas tij, kreu i qeverisë hapte çështje penale për një çështje të parashkruar dhe këto i konvenonin për mandatin e tij. Berisha thekson se, e gjitha kjo është një shkelje flagrante.

"Shkelje flagrante dhe grusht shteti përbën. Elementë të grushtit të shtetit. Nuk dua t’i vë epitete unë atij, Ergys Agas e ka të mjaftueshëm. Bënte thirrje të arrestohej lideri i opozitës, arrestonte në mes të rrugës kryetarin e dytë opozitare, hapte çështje penale për një çështje të parashkruar për të tretin, dhe këto që i konvenonin për mandatin e këtij krimineli, këto ishin veprime të drejtësisë së reformuar dhe këto i quante ai suksese të mëdha dhe i rrihte gjoksin Europës se njeri tjetër reformë të tillë nuk ka bërë.

Kurse tani, u betohet shqiptarëve për kokën e Lubisë se Shqipërinë e jap, Lubinë nuk e jap. Se integrimin e jap, Lubinë nuk e jap. Se është vetja e tij, se po të mos ishte vetja e tij, Lubia kishte marrë fund pesë herë deri tani. Po të mos ishte vetja e tij, po është vetja e tij. Dhe ajo ia ka bërë betë, me vete do të marr. E rrahur me vaj dhe uthull siç është, ky e ka kuptuar se ajo mëshirë nuk ka. Ajo do e marrë me vete. Ky është i gjithë problemi. Ai po mbron veten e tij," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama ergys agazi

Sondazh

Poll