Politike

Rritja e çmimit të biletës së urbanit në Kamëz/ Berisha: Do informohemi dhe do u përgjigjemi

Ai tha se kompania ka ndërruar mjetet e transportit, i ka blerë më moderne, dhe mbi këtë bazë ka ndërruar edhe çmimi. 

9 Shkurt 2026, 13:29 Nga D.S

Rritja e çmimit të biletës së urbanit në Kamëz/

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është në dijeni për rritjen e çmimit të biletës së urbanit në Kamëz.

Ai tha se kompania ka ndërruar mjetet e transportit, i ka blerë më moderne, dhe mbi këtë bazë ka ndërruar edhe çmimi.  Megjithatë Berisha thekson se do e shqyrtojë këtë problem dhe më pas do t'i përgjigjet qytetarëve.

"Përsëri ne do e shqyrtojmë problemin. Çfarë ka ndodhur, jam informuar. Kompania ka ndërruar mjetet e transportit, i ka blerë më moderne, dhe mbi këtë bazë, në mos gaboj, megjithatë ne do informohemi më mirë dhe do u përgjigjemi," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha rritja e çmimit të biletës së urbanit në kamëz

Sondazh

Poll