Politike

Protesta/ Qytetarët tentojnë të futen në Kuvend, përplasen me policinë/ Plagosen 5 persona (VD)

16 Mars 2019, 12:23 Nga DOSJA
Protesta/ Qytetarët tentojnë të futen në Kuvend,

TIRANË- Protestuesit e opozitës kanë tentojnë të futen brenda në Kuvend. Ata janë përplasur me policinë duke arritur të çajnë edhe kordonin rrethues.

Sapo situata është tensionuar, policia ka hedhur gaz lotsjellës, i cili ka bërë që turma të shpërndahet.

Gjatë përplasjeve, i lënduar kanë mbetur edhe tre efektivë policie, që më pas është larguar nga kordoni për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Përveç efektivit, të plagosur kanë mbetur edhe dy protestuesë. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre. Por nuk dihet as se ku kanë shkuar dy liderët e opozitës, Basha dhe Kryemadhi, të cilët deri pak çaste më parë ishin me qytetarët. 

Opozita ka zhvendosur protestën e saj nga kryeministria tek Kuvendi. Ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike palgosen efektivet perplasje polici protestues perplasje tek kuvendi protesta e opozites 16 mars 2019 palgosen efektivet perplasje polici protestues perplasje tek kuvendi protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll