Politike

Protesta/ Opozita marshime në Bulevard, Basha dhe Kryemadhi ‘çojnë’ turmën edhe në Kuvend

16 Mars 2019, 12:03 Nga DOSJA
Protesta/ Opozita marshime në Bulevard, Basha dhe Kryemadhi

TIRANË– Në marshimin e tretë, opozita e bashkuar dhe protestestuesit kanë lënë kryeministrinë dhe kanë shkuar në ambientet e Kuvendit.

Protestuesit udhëhiqen nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe nga ish-deputetë të tjerë të forcave opozitare.

Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, para një muaji ata dogjën edhe mandatet e deputetit. Nga Rama nuk ka asnjë shenjë për zgjedhje të parakohshme, megjithatë ai është shprehur i hapur për dialog.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kuvendi lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 16 mars 2019 kuvendi lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 16 mars 2019

Sondazh

Poll