Politike

Protesta e opozitës, Mediu: Uragani nuk ndalet deri në rrëzimin e Ramës

16 Mars 2019, 12:12 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Mediu: Uragani nuk ndalet deri në rrëzimin e

TIRANË– Kryetari i Parisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar se protesta e opozitës nuk do të ndalet. Gjatë një deklaratë të shkurtër për mediat, Mediu shprehet se protesta do të vazhdojë deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Protesta do vazhdojë. Uragani nuk do ndalet deri në rrëzimin e Ramës,”- tha Mediu i cili është gjithashtu i pranishëm në protestën e opozitës.

Mes flakadanëve, shashkave dhe vuvuzelave ka nisur protesta e opozitës së bashkuar poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Që në fillim protestuesit kanë rrethuar kryeministrinë. Bashkë me politikanët e pranishëm në shesh, protestuesit po lëvizin për herë të tretë në një lëvizje ciklike rreth godinës me kolonën zanore të filmit të “Skënderbeut” në sfond. Në shesh sipas PD, janë mbledhur rreth 60 mijë qytetarë, të cilët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fatmir mediu kryeministria parlamenti protesta e opozites 16 mars 2019 tirane edi rama fatmir mediu kryeministria parlamenti protesta e opozites 16 mars 2019 tirane

Sondazh

Poll