Politike

“Ditë e paharrueshme shqiptare në zemër të Europës”, Rama zgjohet me falenderime për Konferencën e Donatorëve, posto

18 Shkurt 2020, 07:28 Nga DOSJA
“Ditë e paharrueshme shqiptare në zemër të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sërish Bashkimin Europian për Konferencën e Donatorëve që u mblodh një ditë më parë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në periudhën e rindërtimit pas tërmetit tragjik.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama ka falenderuar sërish të gjithë bashkëpunëtorët e konferencës teksa ka publikuar shumë foto nga dita e djeshme, ku u mblodhën 1.15 miliardë € donacione, grante dhe hua që do të shërbejnë për të rindërtuar rrënojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Mirëmëngjes me fotoalbumin e një dite të paharrueshme shqiptare në zemër të europës,”– shkruan Rama krahas fotove.

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 1.159 miliard euro edi rama konferenca e donatorëve të europës 1.159 miliard euro edi rama konferenca e donatorëve të europës

Sondazh

Poll