Politike

Miliona euro dhuratë nga ndërkombëtarët/ Ahmetaj tregon bisedën me Fevziun: E diskutuam privatisht. Moderatori: Unë se men

17 Shkurt 2020, 21:58 Nga DOSJA
Miliona euro dhuratë nga ndërkombëtarët/ Ahmetaj tregon

TIRANË– Ministri i Rindërimit, Arben Ahmetaj, ka qënë i ftuar në emisionin “Opinion” ku edhe ka folur lidhur me pritshmëritë nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel.

Ndonëse sot u mblodhën gjithsej (kredi dhe dhurata) 1.15 miliardë euro, Ahmetaj tregoi se nuk kishet qënë kaq optimist duke treguar edhe bisedën me moderatorin Blendi Fevziun.

“E kam diskutuar privatisht edhe me Fevziun, unë mendoja se grantë do të merrnim 100-120 milionë,”-tha Ahmetaj.

Fevziu ndërhyri duke u shprehur se kishte edhe prishmëri të tjera:  Me optimizëm, se unë mendoja jo më shumë se 30 milionë.

“Kam parë Serbinë, kam studiuar rasjtet, nuk ka kaluar më shumë se 50% e faturës së dëmeve. Pjesa tjetër ishte kredi”,-sqaroi sërish ministri.    

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj blendi fevziu konferenca e donatoreve konferenca e donatorëve të europës arben ahmetaj blendi fevziu konferenca e donatoreve konferenca e donatorëve të europës

Sondazh

Poll