Politike

Akuzat ndaj ndërkombëtarëve/ Meta tregon bisedat e fshehta me diplomatët: Skuqen nga turpi, thonë nga gënjeu ky, na gënje

18 Shkurt 2020, 07:01 Nga DOSJA
Akuzat ndaj ndërkombëtarëve/ Meta tregon bisedat e fshehta me

Tiranë– Presidenti Ilir Meta në emisionin “Open” në Top Channel ka deklaruar se me diplomatët e huaj ka një marrëdhënie shumë korrekte.  Gjatë një debati me gazetarin Alban Dudushi, Meta tregoi se kur ka mosmarrëveshje, në takimet me presidentin ndërkombëtarët skuqen nga turpi dhe thonë nga gënjeu ky, na gënjeu ai. Ai theksoi se atyre nuk iu kërkon deklarata mbështetëse, por vetëm të respektojnë Kushtetutën.

Debati: 

Dudushi:Keni kaluar në një debat të ashpër dhe me ambasadën amerikane për çështjen e dekretit që çdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit dhe dekretoi ato të 13 tetorit.

Meta: Çfarë kam thënë unë?

Dudushi: Ju nuk pranuat të takonit të ngarkuarën me punë që ishte në atë kohë.

Meta: Unë e kam takuar 100 herë, nuk është e vërtetë. Këto janë portalet e Rilindjes tani.

Dudushi: Ju akuzuat ambasadat në Shqipëri, që ishin të korruptuara e kështu me rradhë. Si ka mundësi që në të gjitha qëndrimet tuaja ju nuk ndesheni me zotin Rama, ju ndesheni edhe me ndërkombëtarët?

Meta: Kjo është një përpjekje e rilindjes për të krijuar këtë ide, dhe kanë arritur deri diku duke përdorur edhe disa diplomatë. Të lutem, ata nëse do të ishin në krah të atyre nuk do t’i shtonin kushtet e bundestagut, i kanë bërë sa një mal. Debat i madh ka qenë ky edhe me ndërkombëtarët, do të bëjmë zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse se do të bëhet një kusht, nuk do të na hapen negociatat, do të kemi probleme më të mëdha. Unë jam në krah të kushtetutës dhe shqiptarëve . Unë nuk kam nevojë për ndërkombëtarët.

Dudushi: Ne këtu në Shqipëri… e kemi marrë certifikimin nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët iu marrin dhe ju ulin nga tryeza.

Meta: Kë marrin dhe ulin nga tryeza?

Dudushi: Juve…

Meta: Mua të më marrin dhe ulin dhe ngrenë nga tryza? Mua ata më respektojnë, edhe në takimin e rradhës ku ka ndonjë mosmarrveshje skuqen nga turpi dhe thonë nga gënjeu ky na gënjeu ai, marrëdhëniet me tyre i kam shumë korrekte. Unë as u kërkoj deklarata modeste dhe u kërkoj të jenë të paanshëm.

Muajt e fundit, pas dekreteve të nxjera për zgjedhjet, presidenti Ilir Meta nuk i ka ndaluar akuzat dhe ndaj ndërkombëtarëve, apo diplomatëve të huaj në vendin tonë. Madje disa prej tyre i ka quajtur edhe bashkëpunëtorë të Ramës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta marrdhënia meta ndërkombëtarët ilir meta marrdhënia meta ndërkombëtarët

Sondazh

Poll