Politike

Erion Braçe emocionohet nga ndihmat për Shqipërinë: Nuk lejoj asnjë abuzim me paratë tuaja

17 Shkurt 2020, 21:47 Nga DOSJA
Erion Braçe emocionohet nga ndihmat për Shqipërinë: Nuk

TIRANË- Zv.kryeministri i vendit Erion Braçe ka reaguar gjithashu për donacionin 1.15 mld euro nga Konferenca për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka falenderuar të gjitha vendet që kanë dhuruar për rindërtimin e Shqipërisë. Më tej në reagimin e tij Braçe, përmend me emër të gjitha vendet me emër, duke veçuar SHBA-në Japoninë për çdo qindarkë që dhuruan.

“Me shpirt, Shume shume shume #FALEMINDERIT! Te gjitheve, Bashkimit Evropian-lider, Presidentes se KE qe nuk na la kurre vetem, asnje dite nga termeti deri sot, Gjermanise, Frances, Italise, fqinjeve tane, Turqise e Greqise, cdo vendi te Evropes dhe Lindjes se Mesme; SHTETEVE TE BASHKUARA posacerisht qe jane gjithnje me ne, shqiptaret, JAPONISE qe eshte perhere, #MIRENJOHES per cdo cent e milione te dhuruar dhe angazhuar!

Nderkohe, pas me shume se dy muajsh, edhe nje here shume #faleminderit cdo shqiptari qe humbi jete e shtepi, eshte ne veshtiresi prej shtatorit te vitit qe shkoi dhe eshte ne cader prej nentorit, per #DURIMIN; VUAJTJA JUAJ E KETYRE MUAJVE ESHTE PERGJEGJESI PER NE, PER MUA E CILINDO TJETER QE ISHTE ME JU, PA E JETOI TMERRIN E HUMBJES SE JETES E PAFUQISE PER TE SHPETUAR QOFTE EDHE NJE JETE ME SHUME! Nuk do tradhetoj e tradhetojme kurre duke prekur apo lejuar cdo lloj abuzimi me parate tuaja; PO, KETO JANE PARATE TUAJA, DO JENE TUAJAT PER TU RIKTHYER NJE JETE TE SIGURT E TE QETE! Tani duhet pune, edhe me shume pune, shume me teper pune, me nder, dinjitet e ne drite te diellit cdo minute, me ritem teresisht tjeter per te rimekembur Durresin, Tiranen, Krujen, Lacin e Lezhen, rimekembur destinacionin turistik ne keto ane; RIKTHYER JETEN E SIGURT E TE QETE NJEREVE, RIKTHYER EKONOMINE NE ZHVILLIM E RRITJE!”, shkruan Erion Braçe.

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurimet e nderkombetareve erion brace konferenca e donatoreve dhurimet e nderkombetareve erion brace konferenca e donatoreve

Sondazh

Poll