Politike

Konferenca e Donatorëve, Rama i pakënaqur me SHBA-në: Nuk janë bujarë me paratë (VD)

17 Shkurt 2020, 21:33 Nga DOSJA
Konferenca e Donatorëve, Rama i pakënaqur me SHBA-në: Nuk

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama në deklaratën për mediat pas Konferencës së Donatorëve, ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë. Rama nuk harroi dhe ndihmën nga SHBA, e cila nuk ishte në listën e vendeve që dhuruan shumë.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se donacionet i tejkaluan pritshmëritë e tij dhe ekipit, por nuk arriti të fshihte pakënaqësinë për donacionet e SHBA duke thënë se “amerikanët nuk janë bujarë me paratë por janë bujar me eksportimin e standarteve”.

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurimet e nderkombetareve edi rama ndihma nga shba dhurimet e nderkombetareve edi rama ndihma nga shba

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2020, 19:59

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u mblodhë...