Politike

Meta reagon ashpër: Jam i përgatitur për çdo skenar, dhe me tanke po të më vijnë do marrin përgjigje shembullore

17 Shkurt 2020, 21:20 Nga DOSJA
Meta reagon ashpër: Jam i përgatitur për çdo skenar, dhe

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi sot se është i përgatitur për të gjitha skenarët, duke shtuar me tone të ashpra se “edhe me tanke po të vijnë në Presidencë, do marrin përgjigjen më shembullore”.

Në emisionin “Open” në Top Channel, Kreu i Shtetit paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin, duke thënë se do t’i shkarkojë ai dhe populli shqiptar më parë.

Jam përgatitur për të gjitha skenarët. Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen më shembullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap përgjigje shembullore. Ata në Kuvend të shkarkuar janë, po të sillen si një bandë. Ata janë të shkarkuar, sepse kanë humbur çdo lloj legjitimiteti, kanë frikë nga fjala e lirë, nga liria e qytetarëve, ndërsa unë nuk kam frikë, përkundrazi”, tha Meta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lufta maxhorance opozite meta me gazetarët shkarkimi i metës ilir meta lufta maxhorance opozite meta me gazetarët shkarkimi i metës

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2020, 19:59

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u mblodhë...