Politike

Përplasjet me Ramën/ Meta bën deklaratën e fortë: Edhe me tanke të vijnë në Presidencë, do marrin përgjigjen më të m

18 Shkurt 2020, 07:23 Nga DOSJA
Përplasjet me Ramën/ Meta bën deklaratën e fortë: Edhe

Tiranë- Presidenti Ilir Meta në emisionin “Open” në Top Channel, ka bërë një deklaratë të fortë teksa tha se në “luftën” me qeverinë, është përgatitur për çdo skenar të mundshëm. Ai theksoi se edhe nëse vijnë me tanke në Presidencë, do të marrin përgjigjen më të mrekullueshme. Kreu i Shtetit paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.

Debati: 

Ilir Meta: Ilir Meta nuk është në një luftë pushteti me përfaqësuesit e pushtetit aktual, është një betejë që i takon opozitës.

Robert Rakipllari: Presidenca është një institucion që mund të kontrollojë dhe për këtë arsye po i marrin kompetencat me ligje.

Ilir Meta: Ata t’i marrin me ligje, unë do iu përgjigjem me dekrete, ata mund të vijnë  edhe me tanke në presidencë, të jenë të sigurit se do të marrin përgjigjen më të mrekullueshme. Unë jam i përgatitur për gjithçka me ta.

Robert Rakipllari: Ata mund të të shkarkojnë…

Ilir Meta: Para se të më shkarkojnë mua ata, i shkarkoj unë bashkë me popullin shqiptar.

Robert Rakipllari: Kjo është deklaratë politike.

Ilir Meta: Dakord, dakord, të gjitha nuk mund t’i them këtu.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll