Politike

Tensione në Kuvend/ Zhupa kërkon fjalën për replikë, drejtuesja e seancës refuzon, Manastirliu- demokrates: Ke gjë personale me mua?

Debati mes tyre erdhi, pasi, Zhupa i ndërhyri gjatë kohës që Manastirliu po fliste nga foltorja për çështjen e pagave të mësuesve që janë diplomuar para sistemit të Bolognas.

3 Shkurt 2026, 17:28 Nga E. D
Tensione në Kuvend/ Zhupa kërkon fjalën për replikë,
Ina Zhupa, Ogerta Manastirliu

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu u 'përplas' me deputeten e PD-së Ina Zhupa në Kuvend. Debati mes tyre erdhi, pasi, Zhupa i ndërhyri gjatë kohës që Manastirliu po fliste nga foltorja për çështjen e pagave të mësuesve që janë diplomuar para sistemit të Bolognas.

“Ke gjë personalisht me mua?” i tha Manastirliu Zhupës.

Pasi përfundimit të fjalimit të Manastirliu Zhupa kërkoi mundësinë për të replikuar, por kjo kërkesë iu refuzua nga nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu./Dosja.al

 

ogerta manastirliu ina zhupa kuvendi

Sondazh

Poll