Politike

"Integrimi në BE s’është klub barsaletash por..."/ Toni Gogu- Korreshit: Mos fol me dialekt Myzeqar, jemi në Kuvend duhet të flasim si ligjbërës

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gogu iu drejtua Korreshit duke i thënë të mos fliste me dialekt, por me gjuhë standarte.

3 Shkurt 2026, 17:22 Nga E.d
"Integrimi në BE s’është klub barsaletash
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu, ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gogu iu drejtua Korreshit duke i thënë të mos fliste me dialekt, por me gjuhë standarte. Ai tha se integrimi në BE s’është klub barsaletash.

"Dy momente po i shijoj pa masë. Një dialektin myzeqar se më kujton fëmijërinë, buzë rremës në Berat, por kemi lëvizur të dy, kemi ardhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet të flasim si ligjbërës. Dhe e dyta, skeçet e portokallisë. Është shumë mirë që t’i mbash copy-rightin këtyre skeçeve, por baltën ti mua nuk ma tregon dot. Sepse unë çohem në mëngjes dhe jetoj në Maknorë, ka baltë atje, ka edhe drita, por baltën zotëri e pastron ai që e sheh dhe që është atje për të pastruar baltën.

Siç pastruam baltën e drejtësisë që ti i thoje dje Prokurores së Përgjithshme ‘lavire rrugësh’. Zotëri, integrimi Europian nuk është klub barsaletash, por është që baltën që thua ti, të marrësh atë lopatën dhe ta pastrosh. Nuk është që t’i bësh presion me libër shtëpie gjyqtarëve, por të vesh të ballafaqohesh me drejtësinë”, tha mes të tjerash Gogu./Dosja.aj

saimir korreshi toni gogu be

Sondazh

Poll