Aktualitet

Aksident në Shkodër/ U përplas nga makina ndërsa lëvizte me biçikletë, plagoset humoristi i njohur Nexho Shabani

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar humoristi i njohur Nexho Shabani.

1 Shkurt 2026, 20:21 Nga E.d
Aksident në Shkodër/ U përplas nga makina ndërsa
Foto ilustruse

SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:05 në Shkodër. Një makinë ka përplasur një person, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar humoristi i njohur Nexho Shabani.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Dosja.al

shkodër aksident biçikletë

Sondazh

Poll