Aktualitet

FOTO/ Aksident i rëndë më Burrel, makina bie nga ura e Ulzës

Nga fotoja e mësimërme shihet se makina është përmbysur pas rënies.

1 Shkurt 2026, 13:25 Nga I.A
FOTO/ Aksident i rëndë më Burrel, makina bie nga ura e Ulzës
aksidenti

BUQLIZË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Burrel. Mësohet se një automjet ka rënë nga ura e Ulzës.

Nga fotoja e mësimërme shihet se makina është përmbysur pas rënies. Ndërkohë që shkaku i aksidentit ende nuk dihet se cili është. Sipas informacionit paraprak, nuk ka të lënduar ose viktima.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Informacion paraprak Më datë 01.02.2026, në aksin rrugor Mat–Shkopet, shtetasi K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili nuk ka pësuar lëndime,  ndërkohë automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./Dosja.al

aksident ne burrel

Sondazh

Poll