Aktualitet

VIDEO/ Përleshja me thika përfundoi me 2 të plagosur në Sarandë, momenti kur policia shoqëron në komisariat njërin nga autorët

Të plagosur kanë mbetur Enea Qorri dhe Arnest Gjonçaj, ndërkohë që Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

29 Janar 2026, 15:07 Nga E.d
VIDEO/ Përleshja me thika përfundoi me 2 të plagosur në
Foto ilustruse

SARANDË- Policia ka publikuar pamjet, ku shoqërohet në komisariat njëri nga autorët e plagosjes në Sarandë. Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave.

Të plagosur kanë mbetur Enea Qorri dhe Arnest Gjonçaj, ndërkohë që Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Mësohet se 27-vjeçari Gjonçaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Fatmirësisht sipas Policisë, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë,  Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj./Dosja.al

saranda konflikt policia

Sondazh

Poll