Aktualitet

FOTO/ Nga varkat tek Rolls Royce! Ja makinat luksoze që ranë në "duart" e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara

Ky veprim nga agjencia, rrit transparencën dhe informimit të publikut mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga shteti.

29 Janar 2026, 12:00 Nga D.S

FOTO/ Nga varkat tek Rolls Royce! Ja makinat luksoze që ranë në

TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e mjeteve që ndodhen nën administrimin e saj. Ky veprim nga agjencia, rrit transparencën dhe informimit të publikut mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga shteti.

Siç shihet edhe nga foto, për çdo mjet jepen të dhëna të detajuara duke përfshirë bazën ligjore të sekuestrimit apo konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit dhe vlerën e përafërt financiare. Qëllimi i këtij informacioni është t’u ofrojë palëve të interesuara një pasqyrim mbi natyrën dhe e pasurive të luajtshme që administrohen aktualisht nga AAPSK.

“Katalogu i mjeteve përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor – mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara – për secilën prej të cilave paraqiten të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit apo konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit, si dhe vlerën e përafërt të pasurisë. Dokumenti përfshin si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë më të lartë tregu, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia.

Publikimi i këtij katalogu synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në informacion, duke i dhënë mundësi çdo pale të interesuar të njihet me pasuritë e luajtshme që ndodhen nën administrimin e AAPSK-së. Njëkohësisht, ky hap krijon bazën për procese të mëtejshme të administrimit, përdorimit ose tjetërsimit të këtyre pasurive, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësore përkatëse", shkruhet në njoftimin e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara./Dosja.al

FOTO/ Nga varkat tek Rolls Royce! Ja makinat luksoze që ranë nëFOTO/ Nga varkat tek Rolls Royce! Ja makinat luksoze që ranë nëFOTO/ Nga varkat tek Rolls Royce! Ja makinat luksoze që ranë nëFOTO/ Nga varkat tek Rolls Royce! Ja makinat luksoze që ranë në

aapsk agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

Sondazh

Poll