Aktualitet

Po udhëtonte nga Shqipëria me 45 mijë euro cash të padeklaruara ! Policia e Sarandës arreston grekun në port (EMRI)

Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

29 Janar 2026, 11:04 Nga D.S
Po udhëtonte nga Shqipëria me 45 mijë euro cash të
Eurot e sekuestruara

SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar grekun, Grigorios Vlachopoulos, pasi dyshohet se po tentonte të kalonte kufirin me 45 mijë euro të padeklaruara. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve të vazhdueshmeme synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, grekut i janë gjetu në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria.

Uniformat blu, bëjnë me dije se, shuma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar.

Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi”, thuhet në njoftimin zyrtar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./Dosja.al 

policia e sarandes sarande

Sondazh

Poll