Aktualitet

Konflikt familjar në Fier! Dhunoi xhaxhanë dhe kushëririn, një tjetër godet kunatin, ndërsa një i tretë qëllon me armë në ajër

Sipas njoftimit, të policisë, në pranga ra,  A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi për motive të dobëta pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, H. M., dhe djalit të tij, A. M., si dhe i ka dëmtuar automjetin.

29 Janar 2026, 11:56 Nga D.S

Konflikt familjar në Fier! Dhunoi xhaxhanë dhe kushëririn,

FIER-  Një konflikt në familje ka ndodhur në Fier, ku një ka dhunuar xhaxhanë e tij dhe kushëririn, ndërkohë që autori i dyshuar, është goditur më pas nga një e afërme. Sipas njoftimit, të policisë, në pranga ra, A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi për motive të dobëta pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, H. M., dhe djalit të tij, A. M., si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Gjithashtu, uniformat blu proceduan në gjendje të lirë E. M., 37 vjeçe, pasi ka ndërhyrë në konflikt duke ushtruar dhunë ndaj kunatit të saj. Policia bën m e dije se është shpallur në kërkim një i afërm i familjes pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër, për të "shuar" konfliktin.

Njoftimi i policisë: 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, shtetasit H. M., dhe djalit të tij, shtetasit A. M., si dhe i ka dëmtuar automjetin. Gjithashtu, për këtë rast, u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, pasi ka ndërhyrë në konflikt duke ushtruar dhunë ndaj kunatit të saj, shtetasit të arrestuar A. M., dhe babait të tij, shtetasit F. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 22 vjeç (i afërm i tyre), pasi gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”/Dosja.al

konflikt ne familje ne fier dhunoi xhaxhane fier

Sondazh

Poll