Aktualitet

Sherr i dhunshëm në Sarandë/ Plagosen me thikë dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë (EMRAT)

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit. 

29 Janar 2026, 14:22 Nga E.d
Sherr i dhunshëm në Sarandë/ Plagosen me thikë dy persona,
Foto ilustruse

SARANDA- Një zënkë e cila më pas ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit. Konkretisht janë plagosur Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj. 

Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine. Si pasojë e plagëve të marra ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Ndërsa, Enea Qorri i cili ka mbetur i plagosur rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penalë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./Dosja.al

saranda enea qorri arnest gjoncaj

Sondazh

Poll