Aktualitet

Gjobitet me 2 milionë lekë pika e grumbullimit të metaleve në Elbasan, nis hetimi për administratorin

Kjo pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi.

29 Janar 2026, 14:47 Nga E.d
Gjobitet me 2 milionë lekë pika e grumbullimit të metaleve
Foto ilustruse

ELBASAN- Policia e Elnasanit ka gjobitur me 2 milionë lekë një pikë grunbullimi të metaleve në Elbasan. Kjo pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi. Policia ka nisur hetimin edhe ndaj administratorit, të atij subjekti. 

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 38 vjeç, banues në Elbasan. Në subjektin që ai administron, për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara nga grupi i inspektimit, subjekti u ndëshkua me masë administrative 2 000 000 lekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

elbasan policia mbetje

Sondazh

Poll