Aktualitet

Tragjedia e 26 nëntorit/ Në Bruksel ku po mblidhen miliona euro fonde për dëmet, ‘goditet’ tavolina me krerët e Europë

17 Shkurt 2020, 16:00 Nga DOSJA
Tragjedia e 26 nëntorit/ Në Bruksel ku po mblidhen miliona euro fonde

TIRANË- Shqipëria është tronditur sërish nga një tërmet. Rreth orës 16:50 një tërmet i vogël ka rënë në detin Adriatik me magnitudë 3 të shkallës Rihter. Lëkundjet kanë qënë të vogla dhe nuk janë ndjerë por e veçantë është koha kur toka është tundur sërish.

Ndërkohë që Adriatiku ‘lëkundej’, për Shqipërinë në Bruksel po zhvillohet një konferencë donatorësh, ku po mblidhen fonde në ndihmë të dëme që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, i cili përveç shkatërrimit mori edhe jetën e 51 personave, mes tyre edhe fëmijë.

Bashkimi Evropian po organizon sot një Konferencë të Donatorëve ndërkombëtarë në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në fund të nëntorit. Konferenca është organizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndihmojnë Shqipërinë. Vetë BE ka dhuruar 115 milion euro.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konferenca e donatoreve termet ne adriatik konferenca e donatoreve termet ne adriatik

Sondazh

Poll