Aktualitet

Kishte 12450 € me vete dhe nuk i deklaroi para policëve në Rinas, kapet ‘mat’ 20-vjeçarja

17 Shkurt 2020, 15:02 Nga DOSJA
Kishte 12450 € me vete dhe nuk i deklaroi para policëve në Rinas,

TIRANË- Policia e Rinasit ka sekuestuar sot një shifër të madhe parash, të cilat nuk u deklaruan gjatë kontrollit në pikën kufitare të Rinasit. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se paratë posedoheshin nga një 20-vjeçare, e cila nuk deklaroi se kishte me vete 12450 Euro. 

Pas kontrollit në vijën e dytë, të gjitha paratë u sekuestuan dhe 20-vjeçarja me iniciale I.K., e cila tashmë do përballet me akuzën e “mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme. Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet para kontrabande ne rinas policia rinas procedohet 20-vjeçarja para kontrabande ne rinas policia rinas procedohet 20-vjeçarja

Sondazh

Poll