Aktualitet

Vodhi 20 mln lekë nga pagesat e dritave dhe ujit, arrestohet ish-punonjësja e postës në Fier

17 Shkurt 2020, 12:34 Nga DOSJA
Vodhi 20 mln lekë nga pagesat e dritave dhe ujit, arrestohet

Fier-Policia e Fierit ka arrestuar ish-punonjëse të postës së Levanit në Fier, me iniciale A.E,  pasi akuzohet se ka përvetësuar 2 mln lekë të reja nga pagesat që qytetarët bënin për dritat dhe ujin.

Mësohet se 30-vjeçarja ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vepërn penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe gjykata e Fierit ka dhënë për të  masën e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan A. E., 30 vjeçe, banuese në Levan, Fier.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 14 shkurt 2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale  “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas policisë, 30-vjeçarja, “nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qënë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët”

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ish-punonjësja e postës arrestohet ish-punonjësja e postës

Sondazh

Poll