Aktualitet

Shkoi i plagosur në spital dhe fshehu ngjarjen, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër së bashku me autorin e krimit

17 Shkurt 2020, 14:59 Nga DOSJA
Shkoi i plagosur në spital dhe fshehu ngjarjen, arrestohet

SHKODËR- Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur sot në Shkodër, ku njëri prej tyre ka përfunduar i plagosur me thikë. Sipas një njoftimi për mediat nga Policia e Shkodrës, mësohet se i plagosuri ka shkuar në spital për të marrë mjekim, por ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër.

Më tej blutë e Shkodrës bëjnë me dije se pas hetimeve është zbuluar se ai është plagosur me thikë dhe e kanë prangosur për “moskallëzim krimi”, ndërsa autori është arrestuar për “plagosje e rëndë me dashje.

NJOFTIMI I PLOTË

Një konflikt për motive të dobëta në Shkodër ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 34-vjeçari.  Shtetasi me iniciale E. C., banues në  Shkodër, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me mjet prerës. Pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin. Por pas hetimeve ka rezultuar shtetasi Ë. (J.) M., 36 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë e sende të forta shtetasin E. C., 34 vjeç, banues në  Shkodër.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë. (J.) M., 36 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit ”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne shkoder plagosje në shkodër policia shkoder arrestime ne shkoder plagosje në shkodër policia shkoder

Sondazh

Poll