Aktualitet

Olsian Çela pret në zyrë Borchardt, diskutohet roli i prokurorisë në fazën zgjedhore dhe në procesin e dekriminalizimit

17 Shkurt 2020, 12:47 Nga DOSJA
Olsian Çela pret në zyrë Borchardt, diskutohet roli i

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti ditën e sotme në një takim zyrtar kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt.Temë e takimit ishte mbështetja që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe projektet në të ardhmen.

Po ashtu në takim u diskutua mbi aspekte të rëndësishme, të tilla si roli i prokurorisë në fazën zgjedhore apo në procesin e dekriminalizimit si dhe vlerësimin e  kapaciteteve të saj në perspektivën e reformave ligjore në këtë drejtim.

Gjithashtu u diskutua rreth forcimit të kapaciteteve institucionale përmes rritjes së bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, objekt i një studimi të kryer nga OSBE. Ky studim do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim implementimin e masave konkrete në këtë drejtim.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bernd borchardt olsian cela prokurori takon borchard bernd borchardt olsian cela prokurori takon borchard

Sondazh

Poll