Aktualitet

‘Duam pagat dhe rifillim të punës’/ Naftëtarët e Ballshit nisin grevën e urisë pas dështimit të marrëveshjes për r

17 Shkurt 2020, 08:49 Nga DOSJA
‘Duam pagat dhe rifillim të punës’/ Naftëtarët e

BALLSH- Naftëtarët e Ballshit janë futur në grevë urie, duke iu bashkuar punëtorëve të Poçemit pas dështimit të marrëveshjes për pagat e prapambetura. Para uzinës së Ballshit,  ata kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat të cilat nuk i kanë marrë që prej 6 muajsh. Naftëtarët zhvilluan një takim me përfaqësuesit e kompanisë “Allumi” dhe pasi nuk u dha një zgjidhje, ata u solidarizuan me grevistët e Poçemit.

Duke qenë se ne i kemi konsumuar të gjitha takimet  me pronarin e madh, me zotin Kristo Ferri, ne kemi shkruar edhe tek ministria e Energjitikës, i kemi njoftuar që të gjejnë një zgjidhje afatgjatë dhe  nëse nuk do të na japin një zgjidhje, do të solidarizohemi  me ata të Poçemit. Të plotësohen këto dy kërkesa që janë të panegociueshme, shlyerja e këtyre deyrimeve të prapambetura dhe vazhdimësia e punës në kombinat.”, u shpreh një nga naftëtarët, Sokol Dautaj.

Ndërsa një naftëtar tjetër u shpreh:  Ne jemi në krizë financiare, të zgjidhet kjo situatë. Ne jemi hallexhinj, por jemi taksapagues tër rregullt. Zgjidhja vjen nga lart, nuk vjen nga poshtë. Kemi disa muaj pa marrër rrogat. I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë. Rrogat që duhet të merrnim këtu, janë të ardhurat e vetme me të cilat ne mbajmë familjet. Ne do të lëvizim të gjitha gurët, aktualisht ne sot nuk marrim ndonjë përgjigje ne do të hymë në grevë urie”. 

Ndërkohë, punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem janë sot në ditën e pestë të grevës së urisë, pasi kanë 27 rroga pa marrë. Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës. Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

(J.V/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste punëtorët e poçemit në grevë urie naftetaret e ballshit ne proteste punëtorët e poçemit në grevë urie

Sondazh

Poll