Aktualitet

“Ul shpejtësinë”, dy vëllezërit qëllojnë me armë në mes të Korçës pas kritikave dhe largohen

17 Shkurt 2020, 12:41 Nga DOSJA
“Ul shpejtësinë”, dy vëllezërit

KORÇË– Dy vëllezër të identifikuar si Vasjan dhe Krisjan Xoxi kanë qëlluar nga makina në ajër me armë zjarri duke përhapur panik në lagjen nr.8 të qytetit të Korçës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Dosja.al se vëllezërit Xoxi janë nxehur pasi një qytetar që po kalonte pranë tyre, me inicialet E.B., nën shoqërinë e të shoqes u ka kërkuar që të ulnin shpejtësinë e mjetit me të cilin po udhëtonin.

Sapo kanë dëgjuar kritikën, dy të rinjtë kanë nxjerrë armën, kanë qëlluar në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nuk pati të lëdnuar nga plumbat, ndërkohë që dy autorët janë shpallur në kërkim.

E.B, është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij dhe më pas është lënë i lirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce krisjan xoxi te shtena me arme ne korce vasjan xoxi korce krisjan xoxi te shtena me arme ne korce vasjan xoxi

Sondazh

Poll