Politike

“Kallëzim shtesë”/ PD: Faktet e bëra publike sot nga Meta dëshmojnë përdorimin e Dvoranit për kapjen e Kushtetueses,

17 Shkurt 2020, 14:30 Nga DOSJA
“Kallëzim shtesë”/ PD: Faktet e bëra publike sot nga

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar, lidhur me faktet e denoncuara sot nga presidenti Ilir Meta, të cilat sipas kreut të Shtetit dëshmojnë mbi kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gazmend Bardhi shprehet se faktet e bëra publike sot nga Meta dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Bardhi kërkon menjëherë hetimet nga SPAK,

REAGIMI I PLOTË I GAZMEND BARDHIT:

Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.

Deklarata presidentit u bë sot, gjatë një konference që Ilir Meta ka zhvilluar një  në orën 11:30, ku ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvorani se ka penguar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Meta gjithashtu tha se Dvorani kërkon që t’i ruajë vetes një pozicion në GJK, dhe theksoi se duhet që t’i ndalohet menjëherë aktiviteti, që e cilësoi si ‘kriminal’.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi ilir meta padia e metes per ardian dvoranin gazmend bardhi ilir meta padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2020, 14:08

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e donatorëve për Shqipërinë, zgjodhi ta nisë më nje fjalë, ‘Faleminderit’, të cilën e citoi në gju...

Politike 17 Shkurt 2020, 12:39

MALLAKASTËR– Ish-deputeti demokrat Luan Baçi ka vizituar ditën e sotme grevistët e urisë në stacionin e Poçemit, të cilët janë në ditën e pes...