Politike

VIDEO/ ‘Jam dora juaj, paçja e kokës, e shkëlqyer’, Basha shtrohet me popullin, qan hallet me punëtorët në Elb

17 Shkurt 2020, 11:56 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Jam dora juaj, paçja e kokës, e shkëlqyer’,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit në një bisedë me disa punëtorë ndërtimi. Në një video në profiling e tij në Facebook, Basha ka ndarë disa momente nga bisedat që ka zhvilluar me punëtorët, teksa të gjithë së bashku janë ulur të hanë pace në një restorant tradicional.

Në bisedë e sipër, Basha i pyet punëtorët për problemet e tyre, dhe ata ankohen për pensionin e ulët dhe taksat e larta. Kryedemokrati krenohet më pas edhe për tunelin në Elbasan, të cilin vetë punëtorët e quajnë kryevepër.

Pjesë nga biseda

Basha: Mirë se gjej. Përshëndetje, po ulem këtu te ju se paskeni filluar me vonesë për vete më duket apo jo? të gjithë nga Elbasani jeni?

Punëtorët: Po edhe nga rrethinat. Dora jote jemi, den baba den

Basha: Edhe unë dora juaj. Cfarë paçje është paçe koke?

Kamarieri: Po

Basha: Shkëlqyeshëm!

Basha: Problemi kryesor që keni me të përditshmen? Çfarë është? Si prindër, si kryefamiljarë?

Punëtorët: Po të gjitha….duhet lekët përditë…

Një tjetër punëtor: Ekonomia…

Punëtori: Ekonomia është shumë dobët…Nuk të bën zemra të ikësh në shtëpi, nuk di çfarë t’u japësh kalamajve për të ngrënë. Jam pesë veta në shtëpi. Presim të marrim rrogën që të blejmë diçka për shtëpi, që të blejmë diçka për kalamajt

Basha: Është luftë për mbijetese

Punëtori: 30 vjet punë dhe 130 mijë lekë pension më jep. Detyrohesh të punosh tani kështu, në këtë moshë…

Basha: Sa vjeç je?

Punëtori: 68

Basha: Gjendje e tmerrshme është kudo…

Punëtori: Ne me punë dhe nuk po ja dalim…

Basha: Absolutisht, imagjino ata që janë pa punë

Punëtori: Ai vetëm taksa, taksa, taksa, taksa. Na vdiq o vlla.

Basha: Atë tunelin e rrugës s’e kena bo keq e vlla?

Punëtorët: Ajo është kryevepër

Basha: Asgjë s’është ajo me punët që do bëjmë ne. Po të kesh dëshirë e dashuri për vendin dhe për njerëzit asgjë s’të ndalon me punu. Faleminderit dhe mirupafshim.

Punëtorët: Mirëardhsh!

Kreu i PD prej ditësh ka bërë publike strategjinë e re të komunikimit, ku po takohet me grupe interesi të ndryshme me siglën #PotëDëgjoj. Basha shkruan se ai dëgjon të gjitha hallet e qytetarëve dhe atyo do zgjidhen kur ai të vijë në pushtet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me punetoret en elbasan elbasan lulzim basha basha me punetoret en elbasan elbasan lulzim basha

Sondazh

Poll