Politike

“Histori humbjesh dhe heronjsh”, Von Der Leyen: 100 mln € nga buxheti i BE-së për rindërtimin pas tërmetit (VD)

17 Shkurt 2020, 13:52 Nga DOSJA
“Histori humbjesh dhe heronjsh”, Von Der Leyen: 100 mln € nga

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nga konferenca e përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama ka bërë bëre me dije se BE ka dhënë për Shqipërinë 100 milion Euro. Von der Leyen u shpreh se 100 milionë Eurot do të jenë nga buxheti i BE, pavarësisht se është dhënë dhe një ndihmë prej 15 milionësh në ditët pas tërmetit të 26 nëntorit.

51 Njerëz humbën jetën mëngjesin e 26 Nëntorit. I kemi dëgjuar me dhimbje historitë. Kur ne shkuasm aty i gjithë vendi ishte në zi. Kjo është një histori humbjeje, por dhe një histori heronjsh. Ekipet e para të shpëtimit shkuan në Shqipëri nga Europa. Shumë shpejt ekspertët tanë dhe inxhinierët shkuan në Shqipëri. Populli shqiptar e di se ata e kanë vendin në familjen europiane. E gjithë bota është mobilizuar në mbështetjen tuaj. Ne kemi parë ekipe shpëtimi serb dhe kosvarë që punonin për fqinjët e tyre. Solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri.

Ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat 40 persona. E gjitha kjo ishte në sajë të mobilizimit kolektiv. Nevojat e Shqipërisë janë shumë të mëdha, shumë shkolla dhe spitale duhen rindërtuar. Kostoja e rindërtimit është vlerësuar me 1 miliard euro, të cilat nuk mund t’i përballojnë vetëm. Ne iu premtojmë se do t’iu mbështesim për rindërtimin. Ne mund të përforcojmë ekipet për emergjencat civile. Në muajt në vazhdim do të punojmë së bashku dhe që investimet tona të kenë një kontribut të madh. KE do të dhurojnë 100 milionë euro nga buxheti i Komisionit. Unë iu ftoj të gjithëve të ndihmoni“, u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian.

(A.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike europa jep 100 milione euro ndihma per shqiperine konferenca e donatoreve ursula von der leyen europa jep 100 milione euro ndihma per shqiperine konferenca e donatoreve ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2020, 12:39

MALLAKASTËR– Ish-deputeti demokrat Luan Baçi ka vizituar ditën e sotme grevistët e urisë në stacionin e Poçemit, të cilët janë në ditën e pes...