Politike

Maxhoranca e spostoi për betimin e gjyqtarëve, Meta: Ligji, përpjekje për grusht shteti, atentat ndaj kushtetutës (VD)

17 Shkurt 2020, 11:02 Nga DOSJA
Maxhoranca e spostoi për betimin e gjyqtarëve, Meta: Ligji,

TIRANE- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka cilësuar një përpjekje për grusht shteti, ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Meta u shpreh sot, se mënjanimi i presidentit, me ndryshimet e bëra (lexo këtu), është një shkelje e hapur e Kushtetutës.

“Bazuar në kërkesën e Kuvendit dhe më pas të presidenti, Komisioni i Venecias i konfirmoi Kuvendit se në 13-14 shkurt do të vinte një delegacion. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të pabesë, të pamoralshme, ndërkohë që anëtarët e Venecias mbërritën në Tiranë, në 12 shkurt votuan në seancën plenare, në errësirë të plotë ligjit për disa ndryshime mbi emërimin e gjyqtarëve, duke ia hequr të drejtën e betimit para Presidentit.

Dhunohet neni 129 i Kushtetutës dhe parimet themelore të Kushtetutës. Votimi i këtij ligji është atentat i rëndë i mazhorancë ndaj Kushtetues, me qëllimin e vetëm kontrollin mafioz të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese.

Ky proces kërkon të nxi integritetin e punonjësve të gjykatës. Kjo s’do të pranohet kurrë nga presidenti. Ky nxitim, është fyerje që i bëhet organizmave, Komisionit të Venecias, ambasadave, ambasadorëve, që dolën në krah të mazhorancës, për të kërkuar thirrjen e Komisionit të Venecias, për këtë çështje aq e thjesht sa dhe vet abetarja. Me këtë krim, mazhoranca ka zhvleftësuar rëndësinë e tyre (Komisionit të Venecias). I kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keq përdor nga mazhoranca në funksion të fillimit të realizimit të grushtit të shtetit. Republika po përjeton gjendjen e rëndë të kapjes së shtetit.”-tha Meta. 

Më 6 shkurt 2020, Komisioni i Ligjeve ka vendosur që ndryshojë ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku qartësohet se nëse presidenti i Republikës nuk organizon ceremoninë e betimit brenda 10 ditësh, atëherë, betimi mund të dërgohet tek zyra e tij me shkrim. Këto ndryshime u propozuan më 10 dhjetor 2019, pas hezitimit të presidentit Ilir Meta, për të organizuar ceremoninë si në rastin e Arta Vorpsite cila pasi presidenti nuk e ftoi për t’u betuar, shkoi dhe u betua tek noterja.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arta vorpsi betimi i gjyqtareve ilir meta arta vorpsi betimi i gjyqtareve ilir meta

Sondazh

Poll